E martë, 20 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Berisha bllokon foltoren, deputetët “gardh” para kreut të PD, nuk marrin pjesë në votimin e ministrave të rinj

Sali Berisha nuk ka pranuar që të lirojë foltoren pasi i mbaroi fjala.

Pasi kryetari i Kuvendi vazhdoi me rendin e ditës, deputetët e PD u afruan te Berisha dhe bllokuan foltoren.

Reklamë

Ata kërkojnë që të marrin fjalën për procedurë, ndërs Niko Peleshi u kërkon që të ulen dhe të marrin fjalën për procedurë.

Paralelisht me zhvillimet e Kuvendit, Sali berisha ka haput “live-n” në Facebookun e tij dhe kërkon që fjala e tij të dëgjohet përmes kësaj platforme.

Deputetët e PD vijojnë të qëndrojnë përpalar foltores dhe duke mos marrë pjesë as në votimin e ministrave të rinj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë