Subscribe

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i ka kërkuar Lulzim Bashës të largohet nga zyra deri në datën 5 janar.

Anëtarët e këtij komisioni shkuan në selinë e PD rreth orës 13.00 për t’i njoftuar shkarkimin Lulzim Bashës dhe këtë herë e gjetën të hapur sallën e konferencave

Ish- kryeministri Sali Berisha zgjodhi të mos vijë në selinë e PD, dhe vendimi u lexua nga Belind Këlliçi

 

BELIND KELLIÇI
ANETAR I KOMISIONIT TE RITHEMELIMIT

“Kërkohet nga ana juaj që të merrni të gjitha masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë, si dhe duke kryer menjëherë dorëzimet përkatëse te Komisioni i Përkohshëm, deri më 5 janar 2022. Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe vullnetit të 43 mijë anëtarëve që ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do detyrojë anëtarësinë e PD të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj”

 

Në njoftim theksohet se 4.446 delegatë të kuvendit të PD vendosën në 11 dhjetor shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike dhe ky vendim u ratifikua në referendumin e 18 dhjetorit me votën e 43.385 demokratëve.

Komisioni i Rithemelimit ka sqaruar se ky njoftim do t’i dërgohet edhe me postë shefit të selisë blu, Lulzim Bashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *