Ish-kryeministri Sali Berisha në një video-konferencë ka komentuar aksionet e fundit të SPAK, të cilat sipas tij kanë dështuar të gjitha.
Në fjalën e tij Berisha theksoi se kriminelët dhe personat në kërkim, janë lajëmrauar të lëargohen nga vendi para se të dalë lista me urdhërarreste.
Sipas tij nga 51 mandate të firmosura për metamorfozen 2 përveç 7 personave që kanë qenë në burg për vepra tjera penale kur janë lëshuar urdhër-arrestet, deri sot janë arrestuar 7 të tjerë kurse 36 u njoftuan të largohen në drejtim të paditur, ndër të cilët të gjithë bosët e 7 familjeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë, Ballkanit dhe ndër më të rrezikshmet në Europë
“Encrochat etj te bandave kriminale shqiptare, shërbimet partnere kane zbuluar qindra krime dhe vrasje trafiqe të bandave kriminale shqiptare të kryera në Shqipëri dhe jashtë vendit. Lidhje të forta politike të të gjithë niveleve të qeverisjes përfshi këtu Edi Ramën. Me këto dokumente, regjistrime të transkriptuara të një rëndësie kapitale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Spaku i Altin Dumanit po bën pazare të mëdha. Kështu nga 51 mandate të firmosura për metamorfozen 2 përveç 7 personave që kanë qenë në burg për vepra tjera penale kur janë lëshuar urdhër-arrestet, deri sot janë arrestuar 7 të tjerë kurse 36 u njoftuan të largohen në drejtim të paditur, ndër të cilët të gjithë bosët e 7 familjeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë, Ballkanit dhe ndër më të rrezikshmet në Europë të gjitha të lidhura me Edi Ramën”, tha Berisha.
Ndërsa në paketën e dytë të SPAK sipas tij nga 21 fletë rudhërarresti u ekzekutuan vetëm katër, ndërsa 17 të tjerë u njoftuan të largohen.
“Në paketën e dyte të arrestimeve prej 21 personave u arrestuan gjithsej 4 persona kurse 17 të tjerë, sipas rregullit u njoftuan dhe ja mbathën në drejtim të paditur. Në serinë e tretë të lidhur me mbylljen nga drejtësia e re të Edi Ramës të dosjes së famshme “Toyota Yaris” në të cilën përveç të tjerash, vetëm në Portin e Durrësit u vodhën 2 milionë euro nga 5.4 milionë që erdhën, u zhdukën 2 milionë, rihapja e kësaj dosje bëri që “SKAP-i i Partisë”, të lëshojë 4 mandate të reja arresti por nga të cilat vetëm prokurori Zarko u gjet dhe u arrestua, tre të tjerë, pra 75% e tyre u njoftuan dhe ia mbathën në drejtim të paditur. Së fundi, këto dy dite po mbi regjistrimet e ardhura nga partnerët, nga ‘skrapi’ I partisë u lëshuan 36 urdhër arreste nga të cilët 8 persona prej kohësh ishin në burg të arrestuar për vepra të tjera penale, kurse 11 persona u arrestuan mbasi ishin të lirë, kurse 17 të tjerë u njoftuan për tu larguar në drejtim të pa ditur. Shtoj këtu se në këtë metamorfozën e fundit në të cilën dolën të implikuar gjyqtar në Elbasan, shefa krimesh në Durrës, zëvendës drejtor burgjesh, personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Taulant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel, bashkëpunëtor i Mehmet Grecës, Taulant Ballës dhe bandave të tjera të Elbasanit që me datën 21 prill 2021 do mashtronte publikun shqiptar duke deklaruar si kriminel se në makinën e Mehmet Grecës, trafikanti I dënuar në Britaninë e Madhe 7 vite për gjysmë kuintali kokainë, nuk kishte materiale elektorale kur ndërkohë ishte plot me materiale të tilla. Si përmbledhje gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mondate arresti lëshuar nga ‘Skrapi’ i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë. Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda. Rikujtoj këtu se në raste të ngjashme prokuroria e krimeve të rënda ka lëshur në një rast 53 mandate arresti dhe ka arrestuar 47 pre tyre pra ka arrestuar 88,7 % te tyre”, tha Berisha.





