Subscribe

Muzeu Ikonografik Onufri, në Kalanë e Beratit, dhe kisha e Shën Triadhes jane rikonstruktuar tashme duke u shndërruar ne 2 destinacione te rëndësishme turistike. Kryeministri Edi Rama e ministrja e kulturës Mirela Kumbaro kane vizituar sallën e re te muzeut Onufri, ku tashme ofrohet edhe nje audioguide në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe italisht, ndërkohe qe  koleksioni ikonografik është pasuruar me 20 ikona, të cilat i janë bashkangjitur 173 objekteve ekzistuese, ikona dhe objekte të tjera liturgjike dhe shërbese.

“Ne gjetëm këtu në magazinat e Drejtorisë Rajonale një sasi shumë të madhe ikonash. I morëm dhe pastruam, depon e kthyem në laborator restaurimi. I morëm restauratorët në punë se i kishin hequr dhe në këto dy vite kemi nxjerrë rreth 20 objekte ikona, të cilat janë restauruar nga e para dhe shfaqen për herë të parë për publikun në pavionin e ri të muzeut.”

Rikontruksionit i është nënshtruar edhe kisha e Shën Triadhes ne kalanë e Beratit, nje monument i rendesishem ky qe daton në fund të shekullit të XIII, fillimit të shekullit XIV.

“Jemi në fund restaurimeve të kishës së Shën Triadhës, e cila që në fillim të viteve ‘70 nuk ka njohur asnjë ndërhyrje. Ishte në një gjendje që pa frikë mund të themi se kishte mbirë pema brenda dhe kishte dalë mbi çati. Drejtoria rajonale e Beratit, pasi bëri konsolidimin e mureve të kalasë -dhe jemi duke vazhduar dhe në fronte te tjera,- ka mbaruar sot restaurimin e plotë të Kishës, së kupolës, së strukturës, duke bërë vërtetë një restaurim model edhe nga pikëpamja cilësore, por edhe duke tërhequr gjithmonë e më shumë turistë. Ndërkohë kemi gati edhe projektin e restaurimit të pikturës murale. Për shkak të neglizhencës për dekada të tëra, përgjithësisht pikturat murale janë goxha në gjendje të rëndë, por të paktën kemi frenuar lagështirën, kemi restauruar muret e jashtme dhe tani vazhdon puna brenda.”

Gjate qendrimit ne Berat kryeministri Edi Rama ka vizituar edhe nje biznes fason te prodhimit te këpucëve, e cila ka përfituar nga nisma per dhënie me qera me vlerën 1 euro dhe per TVSH zero per makineritë dhe pajisjet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *