Subscribe

Teksa edhe dy javë na ndajnë nga rinisja e shkollës, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit e Drejtorive Arsimore.

Ai u përcolli mesazhin e prerë se duhet të zbatojnë në mënyrë rigoroze udhëzuesin e publikuar nga Ministria e Arsimit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë deklaroi se ky vit shkollor do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë.

“Është sfida më e madhe për t’u kapërcyer në këtë vit shkollor, duke pasur parasysh se çfarë rëndësie madhore ka shëndeti i të gjithëve dhe duke pasur parasysh që fëmijët nuk janë të imunizuar plotësisht nga ky virus dhe pavarësisht faktit që marrja e virusit nga ata është më pak e rrezikshme, sesa për më të mëdhenjtë, zinxhiri i transmetimit nuk ndërpritet aty. Duhet ta bëni natën ditë, pa u lodhur dhe të jeni në krye të detyrës në terren për të ndjekur me rigorozitet zbatimin e udhëzuesit nga germa e parë në germën e fundit dhe këtu nuk është më çështja për të kryer një detyrë shtetërore, por për të qenë në këtë detyrë shtetërore në lartësinë e një humanizmi të spikatur dhe për të qenë shembull dhe burim kurajoje dhe burim energjie e besimi për të gjithë njerëzit e sistemit arsimor, që nga drejtuesit e shkollave deri te të gjithë mësuesit, përfshirë edhe prindërit. Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tij, por duhet ta mishëroni ju të parët.”

Edi Rama foli edhe për mënyrën sesi do të funksionojë mësimi në shkolla. Ai publikoi disa shifra që tregojnë sa shkolla do të bëjnë nësim me tre, dy apo edhe një turn.

“Funksionimi i shkollës, do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksinojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Në klasa në mënyrë absolute duhen respektuar rezultat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Për ato me mësim të kombinuar klasat do zhvillohen një herë në ambient dhe një herë online dhe do të vlerësohen vetëm në shkollë.”

Kryeministri theksoi se nëpër shkolla do të shtohen detergjentët, maskat, termometrët, si edhe do të jetë një person i dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *