Kur Ben Affleck u rilidh me Jennifer Lopez në vitin 2021 , ai i kërkoi asaj që të mbante lidhjen e tyre jashtë rrjeteve sociale. Siç thotë ai në dokumentarin për jetën e saj, ” The Greatest Love Story Never Told ” në Amazon Prime, nuk i pëlqeu ideja për të ekspozuar momentet e tyre private para 253 milionë ndjekësve të partneres së tij në Instagram.

Por, ai rrëfen se më pas iu duk e padrejtë që ta privonte atë.

“Është si të martohesh me një kapiten dhe t’i thuash, nuk më pëlqen uji ”, shtoi aktori 51-vjeçar.

Në çdo rast, çifti jo vetëm që janë ende bashkë, por edhe u martuan në korrik të 2022 në Las Vegas. Që atëherë, Lopez ka ndarë foto dhe video të marrëdhënies së tyre në mediat sociale, duke përfshirë një foto të ëmbël të të dyve duke kënduar ” (What A) Wonderful World ” në ditëlindjen e tij./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *