Kryetari i Forumit Rinor Demokrat, i cili garon në kryeqytet, Belind Këlliçi ka paditur në  SPAK kryetarin e njësisë administrative të Vaqarrit Gentian Myrto, për krim zgjedhor e korrupsion.

 

Këlliçi ka sqaruar se në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit ka depozituar prova të cilat sipas PD faktojnë korrupsionin zgjedhor të kryetarit të njësisë administrative të Vaqarrit.

 

Një prej këtyre provave, një audiopërgjim i Gentian Myrtos është publikuar nga vetë Partia Demokratike.

 

“Gentian Myrto, banditi i tokave, njëherazi kryetar i njësisë administrative Vaqarr, në pazar pronash! Audiopërgjimi është vetëm një pjesë nga materiali i plotë që është dorëzuar në SPAK. Thirrje SPAK të hetojë plotësisht këtë ngjarje! Qytetarë mos kini frikë! Edhe 3 ditë dhe Shqipëria fiton dhe çlirohet nga Edi Rama”, shkruan Belind Këlliçi sipas të cilit, Myrto i kërkon një qytetari ryshfet 30 mijë euro në këmbim të regjistrimit të pronës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *