Subscribe

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vijuar me takimet në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

 

Ai  ka biseduar me liderët e partive opozitare në Kosovë, kryetarin e partisë demokratike, Memli Krasniqi dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por jo me liderin e lidhjes demokratike, Lumir Abdixhiku.

 

Ky i fundit ka refuzuar takimin me presidentin Begaj, sepse sipas tij presidenti e ka ftuar atë të takohen në selinë e Kuvendit. Abdixhiku ka kërkuar që biseda të zhvillohej në selinë e LDK-së.

 

Më herët, presidenti Begaj ka zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve të Kosovës, duke nderuar figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe familjen Jashari.

 

Presidenti vijon takimet me Komandantin e KFOR-it si dhe me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *