Subscribe

Partia Demokratike kërkon nga gjykata Kushtetuese të drejtën për të hetuar çështjen “Becchetti”.

 

Deputetët e PD kanë depozituar në gjykatë padinë kundër vendimit të parlamentit, i cili pak ditë më parë nuk lejoi ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje.

 

GRIDA DUMA

NENKRYETARE E PD

“Pa dyshim, fitorja e parë e Partisë Demokratike është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse janë të qartë që është një çështje e humbur. Padyshim, Partia Demokratike nuk kënaqet dhe nuk mundet që të ndalojë thjeshtësisht tek një fitore publike, mediatike dhe e bërë pasi është bërë fare e qartë se Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është shkaktar, përgjegjës për 120 mln euro të cilat arsyeja për të cilat Komisioni Hetimor ekziston dhe duhet të ekzistojë.”

 

Opozita kërkon që komisioni të hetojë të gjithë veprimtarinë e institucioneve shtetërore që janë përgjegjës për vendimin e arbitrazhit për t’i paguar Becchettit 120 milion euro.

Me nisjen e punës së parlamentit, PD kërkoi ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një për zgjedhjet e 25 prillit, i cili tashmë ka filluar punën, komisionin për inceneratorët, i cili ende nuk është votuar në parlament dhe komisionin për çështjen “Becchetti” për të cilin do të vendosë gjykata Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *