Në një reagim zyrtar, Delegacioni i BE-së në Tiranë ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar për marrjen e detyrës.
Në postim thuhet se Shqipëria mund të arrijë të mbyllë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027”, thuhet në urimin e delegacionit të BE-së.
Në përfundim te urimit Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se pret të bashkëpunojë me qeverine Rama për ta kthyer anëtarësimin e Shqipërisë në një arritje historike.
“Në pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, vijon më tej urimi.
Qeveria Rama ka shpallur si objektivin e saj kryesor anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030-të./vizionplus.tv





