Bashkimi Evropian tha se së bashku me Kosovën dhe Serbinë, ka krijuar sot një Komitet të Përbashkët Monitorues për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes or normalizimin e marrëdhënieve, një muaj pas pajtimit të plaëve në Ohër për zbatimin e një plani evropian për këtë çështje.

 

Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të kryesohet nga i dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet Miroslav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel Agron Bajrami dhe Serbia nga kryenegociatori i saj Petar Petkoviç.

 

Komiteti do të takohet rregullisht në Bruksel, thuhet në një njoftim të BE-së në të cilin theksohet se hollësitë do të përmbyllen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të mbahet pas takimit të radhës të të nivelit të lartë që pritet të mbahet në Bruksel më 2 maj./VOA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *