E shtunë, 31 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

BE-Shqipëri pakt për sigurinë, Kallas: Investim për paqen e përbashkët. Rama e Hasani: Rrisim aftësitë e mbrojtjes

Në përpjekje për të qenë më pranë Bashkimit Europian, Shqipëria ka nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme partneriteti për siguri dhe mbrojtje me BE-në.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas tha se tanimë Shqipëria do të jetë pjesë e pandashme e takimeve për sigurinë në Europë.

Reklamë

“Tregon qartë investim në sigurinë tonë të përbashkët. Tregon që Shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme kudo të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës. Na lejon gjithashtu të zgjerojmë bashkëpunimin tonë, si në Europë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor”, tha Kallas.

I pranishëm në takim, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë moment thelbësor për mbështetjen që i tregohet vendit tonë .

Reklamë

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë. Dua të shpreh falënderimet e mia për Bashkimin Europian, për të gjithë ata, që në emër të Bashkimit Europian po punojnë për të shtyrë përpara këtë agjendë të ribashkimit të plotë të Europës”, tha Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Punëve të jashmte Igli Hasani u shpreh se  nëpërmjet kësaj  marrëveshjeje Shqipëria do të rrisë më tej aftësitë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes nga sulmet hibride.

“Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme!” tha ministri.

Një ditë  më parë, Shqipëria hapi 2 kapitujt e radhës me Bashkimin Europian, që përfshijnë marrëdhëniet me jashtë, politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë