E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

BE gjobit Facebook për WhatsApp

Bashkimi Europian ka gjobitur me 110 milionë euro rrjetin social Facebook, pasi ka dhënë informacione të pasakta rreth blerjes së aplikacionit WhatsApp në vitin 2014. Atë kohë Facebook nuk sqaroi Komisionin Europian se do të bënte një lidhje automatike të llogarive të përdoruesve të tij dhe të WhatsApp, ndërsa dy vjet më pas lancoi një shërbim që e mundësonte këtë. Facebook ka reaguar përmes një deklarate, ku thekson se gabimet e bëra në vitin 2014, nuk ishin të qëllimshme dhe nuk kanë sjellë pasoja.

 

Reklamë

Por komisionerja e BE për Konkurrencën, Margrethe Vestager deklaroi se vendimi është një mesazh i qartë që u dërgohet kompanive, se duhet të përmbushin të gjitha rregullat e unionit, përfshirë detyrimet për të garantuar informacione korrekte.

 

Reklamë

Komisioni ka konstatuar se mundësitë teknike për të bërë lidhjen e identiteteve të përdoruesve të Facebook dhe WhatsApp kanë ekzistuar që gjatë kohës kur është blerë aplikacioni. Falë pranimit të fajit dhe bashkëpunimit me Komisionit, megjithatë kompania e Marc Zuckerberg shpëtoi 140 milionë dollarë, pasi flitej se ajo do të ndëshkohej me gjobën e majme prej 250 milionë eurosh.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë