Agjencia europiane e barnave pritet ti japë dritën jeshile vaksinës së katërt kundër koronavirusit, Johnson &Johnson, të prodhuar në SHBA.

Bashkimi Europian, raporton Vizion Plus, tashmë ka porositur 200 milionë doza të kësaj vaksine e cila merret përmes një injeksioni, mund të ruhet në një frigorifer standard dhe është vlerësuar 85% efektive.

Testimet kanë treguar se Johnson&Johnson është 66 për qind efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit. Rregullatorët amerikanë e kanë miratuar në fund të muajit shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *