Ndërsa vendet e Bashkimit Evropian kanë nisur vaksinimin kundër COVID, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shprehet se Shqipëria është i vetmi vend në Europë i mbetur në “det të hapur”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu shkruan se qeveria nuk ka asnje marrëveshje serioze me Brukselin, vende te BE e as me kompanite, qe i certifikon EMA ose FDA.

“Sot Europa feston “D-Day”- Shqiperia “trajsen bosh” te Rames! E gjithe Europa fillon vaksinimin Covid, nje nga inisiativat me te medha e te rendesishme prej D-Day te vitit 1944, prandaj e quan te tille. Mbas sigurimit te vaksinave, nje pregatitjeje infrastrukture, axhendash, sot kjo ngjarje e madhe eshte realitet shpetimtar jetesh, shendeti dhe ekonomie. Ndersa Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe i mbetur ne “det te hapur”, ku Kryeministri ne ikje per te fshehur deshtimin sajon ne 3 D transformim te stadiumit ne “Qender te bukur e te hapur vaksinimi” per te gjithe Shqiperine! Dikush nga ata koleget duhej t’i thoshte se vaksinimi nuk eshte futboll, nuk ka nevoje as per fushe te gjelber e as per godina “te bukura e te hapura”, por ka nevoje per ambjente te sofistikuara e funksionale jo vetem ne Tirane, per “zinxhir te ftohte”, per laboratore, specialiste etj. Te tilla mund te krijohen kudo nga profesioniste, pa improvizime teatrale. Por mbi te gjitha ka nevoje per kontrata, vaksina te sigurta, sasi, afate kohore, etj, qe duheshin programuar dhe jo per “trajse lypsari”. Pra ndersa ne Europe po vaksinohen, Rama shpalos “per te shtyre kohen” projekte “stadiumesh vaksinimi”, por nderkaq njerezit vdesin, vuajne e ekonomia shkaterrohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *