Subscribe

Ambasadorja e BE-në në Tiranë, Romana Vlahutin është e prerë kur thotë se administrata publike, duhet të funksionojë në bazë të meritës dhe te shkëputet nga nepotizmi. Si një ndër 5 prioritet e përcaktuara nga Komisioni Europian për anëtarësim, Vlahutin thotë se ka ende nevojë për reformim në administratën.

 

“Një ndër reformat më të rëndësishme në vendet në tranzicion është ajo e administratës publike, jo vetëm për mungesën e kapaciteteve, për shkak të nepotizmit apo korrupsionit. Ideja se puna në administratë është një punë për gjithë jetën, zakonisht një punë për kushërinj apo një vend pune për mbështetësit e partive, por edhe sepse nuk ka asnjëherë investime tek njerëzit, rrogat janë zakonisht më të ulëta se në sektorin privat dhe se mjedisi i punës nuk kujdeset gjithnjë për talentet e vërteta.”

 

Ambasadorja e BE-së vlerësoi se duhen ndryshuar jo thjesht rregullat, por edhe mendësia në funksionimin e administratës.

 

 “Nëpunësi civil duhet të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve, duhen ndryshuar jo vetëm rregullat por edhe mendësia, pasi një vend nuk mund të zhvillohet pa një administratë të aftë. Qeveria e ardhshme duhet të punojë fort në këtë drejtim në mënyrë që administrata të jetë gati kur të nisin negociatat për anëtarësim. Reforma në administron shtetërore, si dhe ajo në drejtësi dhe në arsim, janë kyçe në procesin e integrimit”

 

Ndërsa ministrja Milena Harito u shpreh se  do te krijohet nje regjistër i posaçëm per punonjësit e administratës.

 

Deklaratat u bënë gjatë takimit të “Dialogu të nivelit të lartë mbi progresin e reformës në Shërbimin Civil dhe mbështetjen e bashkimit europian per kete sektor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *