Subscribe

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 40-vjeçarin Aleks Lulashi.

 

Dy ditë më parë, policia zbuloi në shtëpinë e 40-vjeçarit një bazë ku furnizoheshin me mjete grupe kriminale.

 

Gjatë seancës gjyqsore, Lulashi ka mohuar të ketë bashkëpunuar me grupe kriminale por ka pranuar se merrej me shitje dhe blerje të mjeteve, për të cilat tha se nuk kishte dijeni nga vinin.

 

Prokurori i çështjes, Sabri Kastrati ka pranuar masën e sigursië “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve, pasi sipas tij provat e sekuestruara janë implikuese për të pandehurin.

Çfarë u gjet brenda bazës 

 

Brenda bazës u gjetën një mjet, 5 motorë si edhe 4 targa të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovës. Ndërkohë që një automjet tip “Mazda” rezulton me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, gjë që pamundëson përcaktimin e të dhënave të automjetit.

 

Po ashtu, Policia ka sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrëpërcjellës, e gatshme për shpërthim. Në bazë janë gjetur edhe kapuç si maska, doreza dhe skafandra motorësh, por edhe veshje kamuflazhi.

 

Ndaj pronarit të banesës i cili është vënë në pranga nga policia, rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *