Mbremja e dytë e Champions League, pas rikthimit nga pandemia rezervoi të tjera emocione për miliona sportdashës. Bayern Mynihu dhe Barcelona prenë një biletë në çerekfinale duke likujduar pa probleme Çelsin dhe Napolin.

Të besuarit e Lampard  kishin një mision të vështirë e thuajse të pamundur përballë Kampionëvë  të Gjermanisë. Ndërsa Bavarezët  nuk e neglizhuan  aspak ndeshjen edhe pse vinin pas avatazhit prej 3 golash nga ndeshja e parë.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e 9-të kur Robert Levandovski shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit, Pas tij Perisiç merr një assist para porte dhe lehtësisht dërgoi topin në rrjetë.

Nga ana tjetër, skuadra e Lampard provoi të zgjohej në fund të pjesës së parë me anë të Abraham por goli i tij sherbeu vetëm për statistika pasi në te dyten bavarezët shënuan edhe dy herë të tjera me protagonistë Tolisso dhe Levandoski. Gola që fiksuan edhe  rezultatin e përgjithshëm në shifrat 4-1.

Ndërsa në “Kamp Nou”, katalanasit shuan ëndrrat e Napolit duke e mposhtur me shifrat 3-1. Pas barazimit 1-1 në Itali, skuadra e Gattusos vinte në Spanjë për të besuar deri në fund tek  mrekullia.

Por goli i shpejtë i Lengle në minutën e 10 ndihmoi Barcelonën që të luanate  dhe më e qetë në vijim. Pak më vonë ishte Mesi i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm duke mos i dhënë asnjë shans portjerit të miqve të reagote.

Mbrëmja për yllin argjentinas nuk u mbyll këtu, ishte ai që fitoi penallti në fundin e pjesës së parë, e cila u ekzekutua në mënyrën më të mirë nga Luis Suarez. Napoli nga ana tjetër realizoi me anë të Insinje dhe  arriti të shkurtonte shifrat me penalltinë e tij.

Në fraksionin e dytë të lojës Napoli u hodh në fushë shumë më kërkues. Ndrësa një gol i anuluar i Milik dhe një shtyllë e Lozano i mohuan festën napoletanëve.Pas kualifikimit te Barcelonës dhe Bayrernit, tashmë plotësohen të gjitha skuadrat që do të luajnë në çerekfinale.

Mançester Siti-Lion, Paris sen zhrmen-Atalanta, Lajpcig-Atletiko Madrid dhe “finalja e parakohshme” Bajern Mynih-Barcelona janë takimet e raundit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve për këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *