Subscribe

Bashkia e Devollit ka vetëm nje zjarrfikëse per te përballuar emergjencat. Per me tepër mjeti është me shume se 50 vjeçar dhe tejet i amortizuar, çka ben qe te mos e përballoje dot numrin e zjarreve. Nënkryetari i bashkisë Sokol Hoxha konfirmon se ne Devoll ka pasur disa vatra zjarri. Sipas Hoxhes është shume e vështire qe situata te përballohet vetëm me nje mjet, pasi sipërfaqja qe duhet mbuluar është e madhe. Ai ben me dije se i është kërkuar disa here ndihme Ministrisë se Brendshme.

 

 

Bashkia e Devollit administron 16 534 hektarë pyje dhe kullota, nga te cilat me shume se dhjete hektarë jane fond pyjor. Por mungesa e kapaciteteve ne shërbimin zjarrfikës ka bere qe ndërhyrja te jete e vështire edhe ne zjarret qe kane rene ne banesa, duke sjelle per pasoje edhe djegien e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *