Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi këtë të enjte me prezantimin e planit të tij ekonomik para biznesve. Ai takoi biznesin e vogël në Durrës, ku edhe një herë shpjegoi se nuk po bën fushatë elektorale.

 

“Ju e dini vetë që ekonomia është zinxhir. Po u këput një hallkë këputën të gjitha. Konsumi është kryesorja. Ndihma kryesore është nxitja e konsumit. Dhe 5 pikat që kemi propozuar, këtë kanë synim krysor. Bëhet fjalë për bukën e gojës, jo luks. Ka kohë edhe para pandemisë. Kjo vetëm sa e thelloi. Edhe para tërmetit. Kam ardhur shpesh herë në Durrës lista pa fund. Nuk japin më me listë se nuk ia dalin dot. Për t’i dalë para saj, është plotësisht e përballueshme. I jepet biznesit të vogël 1 mijë euro, 2 mijë do ishte dhe më mirë. Këtë do bënim ne po të ishim në qeveri. Pa zbukurime, pa propagandë, ky është realiteti. Ne si opozitë japim planin tonë për ta zbatuar. As fushatë as plan ekonomik pas zgjedhjeve. Tani, tani. Tetor, nëntor, rënia do thellohet, prandaj duhet zbatuar që tani plani.”

 

Sipas Bashës, ky plan ekonomik nuk është shpikur prej opozitës, por e aplikojnë Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera. Ai deklaroi se është plotësisht i mundur zbatimi i planit, nëse hiqet dorë nga shpenzimet e tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *