Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar per vendimin e Gjykatës se Apelit te Krimeve te Renda, e cila i ktheu Sajmir Tahirit te drejtën per te lëvizur jashtë vendit. Nga Lezha, gjate nje takimi me strukturat e PD, Basha theksoi se ky është efekti i pare i kapjes se organit te akuzës.

 

 “Efektin e parë të emërimit të Ramës kryeprokuror e patë me kthimin e pasaportës tek Saimir Tahiri. Ky është fillimi i një akti antikushtetues, i cili përqendron pushtetin e drejtësisë në duart e personit që duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe i jep një goditje, ndoshta vdekjeprurëse, reformës në drejtësi.”

 

Sipas Bashes, skandali Tahiri ka treguar fytyrën e vërtete te qeverisjes se Edi Rames.

 

“Prandaj ju them sot, se qeveria e Edi Ramës është e vdekur politikisht dhe ai vetë është një kufomë politike i diskredituar para shqiptarëve, i diskredituar para faktorit ndërkombëtar. Ata që deshën t’i japin një shans të fundit Edi Ramës, shqiptarë dhe të huaj, kanë parë dhe po shohin sa po u kushton kjo.”

 

Basha ka sqaruar edhe qëllimin e protestave qe do te nisin vitin e ardhshëm.

 

“T’ia bëjmë të qartë se nuk po e bëjmë këtë që të ikë Edi Rama dhe të vijë unë me protestë, apo të jem unë kryetari i qeverisë së përkohshme, jo! Ne kërkojmë largimin e shkaktarit numër një dhe krijimin e kushteve për funksionimin e demokracisë dhe reformës në drejtësi. Ndaj kemi parashtruar nevojën për një qeveri antimafia.” 

 

Prej dy ditësh, Basha ka nisur nje tur takimesh me strukturat e PD qe ka ne fokus aksionin opozitar dhe nisjen e protestave per krijimin e nje qeverie antimafia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *