Lideri i opozitës ka sulmuar ashpër numrin 1 te organit te akuzës Arta Marku duke e cilësuar shërbëtore te kryeministrit. Ne konferencën ballkanike te organizuar nga lidhja demokratike e gruas, Basha ka akuzuar Markun se synon te shkatërrojë hetimin ndaj ish-ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri.

Sinkron

 

Provat e mbrëmshme janë tronditëse. Prokurorja e kapur politike, shërbëtorja e Edi Ramës, me një të rënë të lapsit, ka lënë pa prokuror të çështjes, çështjen e Saimir Tahirit dhe çështjen e Emiliano Shullazit. Siç kemi paralajmëruar, roli i saj është të shkatërrojë hetimet kryesore të politikanëve të lidhur me krimin dhe të banditëve të lidhur me politikën.

 

Sipas Bashes ne Shqipëri është bere shqetësues niveli i lidhjeve midis krimit dhe politikes.

 

Shikoni çfarë aktesh ka miratuar parlamenti shqiptar në dy të enjte radhazi. Javën e kaluar uli taksat për bixhozin, dhe dje kaloi një ligj për të vjedhur me ligj pronën publike, për të shkatërruar Teatrin Kombëtar, që të pastrojë paratë e drogës dhe të fitojë 200 milionë euro me 7 kullat që duan të ndërtojnë tek Teatri Kombëtar.

 

Por Basha ka theksuar se autokratët e korruptuar nuk destabilizojnë vetëm vendet e tyre por edhe rajonin duke iu referuar idesë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

 

Propozimi për shkëmbimin e territoreve, është legjitimim i aventurierëve dhe legjitimim i 5 bandave të krimit të organizuar në veri dhe në jug të lumit Ibër. Në qoftë se ka vullnet politik për të çmontuar këto pesë banda të krimit të organizuar në jug dhe në veri të lumit Ibër, atëherë edhe alibia fundit për mosfunksionimin e territorit të Kosovës bie.

 

Prej kohesh Basha dhe partia demokratike janë pozicionuar kundër çdo ideje për korrigjimin e kufirit mes dy vendeve

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *