Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e së martës se, sot diskutuam në ditën e Europës me studentë, pedagogë dhe intelektualë për idealin dhe ëndrrën e Europës si një ditë që kemi më shumë nevojë se kurrë për zgjedhje të lira dhe të ndeshme.

 

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se,  “Në Ditën e Europës, diskutuam me studentë, pedagogë dhe intelektualë për idealin dhe ëndrrën e Europës. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për vlerat europiane: zgjedhje të lira, demokraci dhe qeverisje që i përgjigjet popullit”.

 

“Këto vlera ka qëndresa dhe lëvizja jonë qytetare kombëtare, nga e cila po lind Republika e Re, republika e lirive, dinjitetit dhe mundësive për të gjithë shqiptarët. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *