Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ngriti si shqetësim këtë të martë çmimin e lartë të energjisë elektrike që sipas tij, shqiptarët paguajnë. Për këtë, Basha e hedh fajin tek kryeministri Edi Rama.

 

“Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më. Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes.

 

Me anë të një videoje, ai bëri thirrje që të rrëzohet ky regjim dhe të rikthehet shpresa për shqiptarët.

 

“Mos harroni të fikni dritat kur dilni nga shtëpia sepse çmimet e energjisë në Shqipëri janë më të lartat në Ballkan. Rama premtoi t’i ulte ato, dështoi. Çmimet e energjisë janë më të larta se kurrë. Le t’ja fikim dritat regjimit të tij dhe të sjellim një energji për vendin tonë”, thuhet në video.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *