Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi  sot se në ditën e 45-të të qëndresës sonë, diskutuam me qindra të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria për Republikën e Re që do të ndërtojmë së bashku.

 

Në një postim në Facebook, pasditen e së martës, Basha në vijim, shprehet se “Të rinjtë folën për lirinë dhe dinjitetin e munguar, për mundësitë e pakta që ju ofrohen, për vlerat europiane që nuk i gjejnë dot në republikën e vjetër, në të cilën më shumë mundësi gjejnë kriminelët e të korruptuarit se të rinjtë, të aftët dhe të talentuarit”.

 

“Republika jonë e Re do të ngrihet mbi vlerat e lirisë, dinjitetit dhe të mundësive për të gjithë. Ajo do të jetë republika ku interesi i qytetarit ngrihet mbi interesin e politikanit. Ajo do të jetë republika ku të rinjtë do të gjejnë përkrahjen për t’u shkolluar, aftësuar, punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.#NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *