Banorët e Astirit vijojnë me bllokimin e rrugës prej më shumë se një muaj, në kundërshtim të projektit të Unazës së Re.

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si prej shumë ditësh është në mes të protestuesve që kërkojnë mbrojtjen e banesa të tyre.

 

Në fjalën e tij nga protesta e Astirit, Basha ka theksuar se do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre dhe gjithashtu ka komentuar dhe protestën e studentëve ku theksoi se shqiptarët e kanë kuptuar se vetëm bashkimi përbën forcën.

 

“Të rinjtë janë ngritur, janë bashkuar. Kanë arritur një sprasje, sepse iu kanë prishur rehatinë hajdutëve, njësoj si dhe kjo protestë këtu, ua ka prishur rehatinë. Sot kemi protesta në disa dimensione kundër qeverisë. Rama kërkon t’i nxjerrë banorët jashtë shtëpive në mes të dimrit. Sot qeveria u step nga protestat e studentëve. Rëndësia e madhe e kësaj proteste është se njerëzit po e kuptojnë se kjo është vetëm një bandë jo qeverisje. Studentët protestuan, shkoni shikoni pak konviktet, banjot, dushet, mencat, bibliotekat, laboratorët dhe lekët shkojnë aty ku vidhet, 48 mln euro këtu te “Unaza e Re”. Lekët që duhet të shkonin për investime në arsim po i grabisin, sepse Rama njerëzit i do injorantë, sepse kështu i vjedh më kollaj dhe i mashtron më kollaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *