Basha shfrytëzoi një dalje për mediat për të vijuar sulmet ndaj Ramës dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë dhe partisë socialiste.

 

Kreu I PD sulmoi Ramën duke thënë se ai bashkëbisedon vetë me krimin e organizuar ndërsa qytetareve I ka lënë një portal.

 

“Qellimi im dhe I partisë që drejtoj është shkëputja e lidhjeve te qeverisë me krimin e organizuar. Asnjë reforme nuk do japë efekte përsa kohe qeveria do jetë e lidhur me krimin. Këta nuk e kanë problem të pranojnë hapur miqësinë me krimin. Nje qeveri qe bashkeqeveris me krimin ka per synim vetem te grabise parate publike. Besoj e patë sesi Balla tha hapur se e kishte mik Edmond Begon.Ne nuk e kaluam ligjin për vettingun ne polici pasi PD kërkoi që Vettingu të nisë nga vetë Ministri i Brendshëm. Duke qendruar tek vettingu ne pame edhe ate qe po ndodh ne gjyqesor, teksa te korruptuarit e kaluan testin.

 

Basha u ndal edhe tek ngjarja e nje dite me pare kur u qellua me arme drejt baneses se prinderve te gazetares Klodiana Lala. Ai akuzoi prokurorine duke thene se reagimi i ketij institucioni per kete sulm te rende ndaj medias se lire ishte i turpshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *