Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë dhe ish deputetet për të diskutuar aksionin e opozitës , duke u fokusuar kryesisht tek reforma zgjedhore.

 

Basha ka deklaruar se pas periudhës së festave opozita do të bëjë publik draftin e reformës zgjedhore duke theksuar se PD-ja kërkon miratimin e saj brenda muajit janar.

 

Sipas kreut të PD 3 janë pikat kyçe të aksionit: zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme, bllokimi i reformës elektorale konsensuale nga Rama duhet ta gjejë PD-në të gatshme të marrë çdo vendim, si dhe angazhimi konkret i forumeve për të shpalosur alternativen e PD.

 

Nga ana tjetër Basha ka kritikuar ashpër kryeministrin Rama i cili sipas tij zgjati gjendjen e jashtëzakonshme që të fshehë krizën e thellë ekonomike ku është futur vendi.

 

Sipas lideri të opozitës, shefit të qeverisë i duhet gjendja e jashtëzakonshme, pasi po përgatit afera të tjera korruptive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *