Kryedemokrati Lulzim Basha këtë të premte ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në Peqin, ku sërish ku bëri përgjegjës Edi Ramën për krizën e thellë ekonomike të vendit.

 

Sipas Bashës plani i vetëm i Ramës është grabitja, vjedhja, ndaj është e vështirë që Shqipëria të bëjë përpara.

 

Kjo është arsyeja pse shëndetësia, arsimi dhe gjithçka tjetër janë në kolaps. Kjo është arsyeja pse po përjetojmë emigracionin më gërryes dhe më të rrezikshëm se ai i fillim viteve ’90.Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë, që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. Këta janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin djersën, pronat e shqiptarëve, në bashkëpunim me Edi Ramën.”

 

Kreu i demokratëve përmendi koncesionet, PPP-të, tenderat, lejet e ndërtimit, ligjet special si mënyrat më të zakonshme me të cilat Edi Rama grabit shqiptarët bahskë me oligarkët e tij.

 

“Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, shpresat e tyre i ka vrarë Edi Rama me oligarkët grabitqarë. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *