Subscribe

Gjatë bashkëbisedimit me anëtarë të shoqërisë civile, Lulzim Basha deklaroi se kur PD të vijë në pushtet do të hartojë një Kushtetutë të re.

Sipas tij, qëllimi i Kushtetuës së re do të jetë balancimi i pushtetit, si dhe dobësimi i kontrollit të institucioneve që vjen nga politika.

“Shumë shpejt, brenda këtij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re. Horizontin e një kushtetute të re e cila të japë zgjidhje afatgjata për mos përqendrimin e pushtetit, për ndarjen dhe balancimin e pushtetit, për trias politica, për pavarësinë e institucioneve të pavarura, për fuqizimin e institucioneve, dhe dobësimin e influencës në kuptimin malinj të fjalës, politike mbi institucionet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *