Subscribe

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha nga foltorja e parlamentit kërkoi zgjidhje politike për problematiken e krimit te organizuar ne Shqipëri. Dy dite pas prezantimit te task forcës kundër krimit, Basha theksoi se çdo strategji teknike për ketë çështje do te dështoje pasi problemi është politik e lidhet me liderin e mazhorancës Edi Rama.

 

Largimi i Ramës nga zyra e kryeministrit do të jetë akti më i madh anti-mafie dhe anti-krim që ka ndërmarrë ndonjëherë Shqipëria.

 

Basha e sheh zgjidhjen tek largimi i kryeministrit pasi sipas tij koha ka treguar se Edi Rama është gjithnjë ne krah te krimineleve

 

“Prova e tij është Elvis Roshi. Prova e tij është Klement Balili. Prova e tij është Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, dyshja Dako-Çela, Qazim Sejdini. Për të mos folur për Ilir Beqajn, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn.”

 

“Edi Rama nuk do që të largohen ata, ai thjesht po përpiqet të gjejë çdo hile, çdo manovër çdo truk të mundshëm për të mos ndryshuar fatin e Roshëve, Tahirëve, Dakove dhe natyrisht fatin e tij.”

 

Basha ka lëshuar alarmin se krimi i organizuar është sofistikuar e po synon te kape ekonominë shqiptare.

 

“Projekti 1 miliardë është rruga e konsolidimit të konsorciumit politiko-kriminal i cili ka për synim: të sundojë Shqipërinë për dekada. Është formalizmi i trekëndëshit kriminal: qeveri-sistem bankar-krim i organizuar. Është një projekt në të cilin do të riciklohen dhe do të pastrohen miliardat e drogës dhe të krimit duke përdorur autoritetin e qeverisë dhe paratë e buxhetit.”

 

Liderit te opozitës iu kundërpërgjigj numri dy i socialisteve Taulant Balla, i cili i kujtoi lidhjet mes Klement Balilit dhe LSI.

 

Balla i kërkoi opozitës te pozicionohet qarte për çështje problematike si hetimi për CEZ apo edhe problem i mandatit te kryetarit te bashkisë se Mallakastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *