Seanca paraprake e gjyqit për lobimin rus ku mes të tjerash është I akuzuar edhe Lulzim Basha do të zhvillohet në datën 13 janar në prën 14:00.

 

Kreu i PD duhet të mbrohet në gjykatë pas akuzave të prokurorisë për falsifikim të dokumentave dhe formularëve.

 

Bashkë me Bashën, akuzohen në të njejten cështje edhe ish sekretari I përgjithshëm I PD Arben Ristani si dhe financieri I selisë blu Ilir Dervishi.

 

Hetimi financiar për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, bëri që tre zyrtarët e mësipërm të akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Prokuroria ndërkohë pushoi hetimet për vepren tjetër penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *