Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është këtë të enjte në Durrës, ku po zhvillon një takim me rreth 500 socialistë, për të cilët tha se kanë braktisur partinë në pushtet për t’iu bashkuar opozitës.

 

Sipas tij, gjatë këtyre tetë viteve, kreu i qeverisë nuk ka sjellë një investim të huaj, por përzuri edhe ato që ishin.

 

Kryedemokrati u shpreh se në 25 prill do të mbyllet dera e tranzicionit dhe se do të jetë Kryeministër i të gjithë shqiptarëve.

“Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t’ua prishin shtëpitë. Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona. Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtët. Njësoj nuk do të bëjë dallim mes të djathtëve e të majtëve kur të prishë 110 mijë shtëpi shqiptarësh. Sot na bashkon vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç ndryshimit dhe ndryshim do të ketë ditën e diel duke u bashkuar për të botuar numrin 9. Ky nuk është Durrësi i Dakos dhe bandave, por Durrësi juaj, i durrsakëve, i qytetarëve. Duke votuar nr. 9 ne do të bëjmë të mundur ta çlirojmë Durrësin nga keqqeverisja 8-vjeçare, nga bandat e Dakos dhe nga betonizimi. Ndryshim për ju nuk do të thotë largim nga puna por largim të atyre që ju kanë trajtuar si skllevër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *