Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të hequr mandatin e kyebashkiakut të Vorës Agim Kajmkaku.

 

Kryedemokrati në fjalën e tij për mediat është shprehur se Kajmaku është fytyra e Edi Ramës dhe rasti i tij vërtetoi edhe njëherë se ai qeveris me krimin.

 

“Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, është fytyra e radhës se me kë qeveris ai. Ai nuk qeveris dot pa persona të inkriminuar. Është edhe një poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë por në vend qeverisen nga krimi. Tani janë të gjitha provat se kjo ka qenë një skemë e Edi Ramës për të qeverisë me krimin. “

 

Gjithashtu lideri i opozitës ka përsëritur sërish kërkesën për zgjedhje të parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *