Subscribe

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha kundërshton zgjedhjen e nje kryeprokurori te përkohshëm pavarësisht thirrjeve te Shteteve te Bashkuara e Bashkimit Europian. Gjate nje konference per shtyp, kreu i PD Basha ka theksuar se  opozita i qëndron parashikimeve kushtetuese dhe askush nuk mund t’i kërkoje shkeljen e ligjit themeltar te shtetit.

 

“Thirrjet per te zbatuar kushtetutën nga kushdo qe te vijnë jane jo vetëm te mirëpritura, por ne unison me qëndrimin e opozitës. Sikundër nuk mund te kete kurrsesi ndonjë institucion ndërkombëtar, i cili te kërkoje dhunimin e kushtetutës ku mishërohet reforma ne drejtësi. Ja ku është reforma ne drejtesi dhe nuk mund t’i shkoje ne mendje asnje përfaqësuesi ndërkombëtar t’u kërkoje shqiptareve apo opozitës te shkelin mbi konsensusin e 22 korrikut.”

 

Basha ka hedhur poshtë edhe opinionin e dy misioneve te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian per çështjen e pasuesit te Adriatik Llallës.

 

Nqs i referoheni opinionit te Euraliusit dhe Opdatit nuk ka asnje vlere, nuk ka asnje vlere sepse ata nuk kane asnje tager te interpretojnë kushtetutën e Shqipërisë dhe nuk ka asnje diskutim per kete ceshtje.”

 

Basha thekson se PD kërkon zbatimin e Kushtetutës, e cila nuk parashikon ne asnje rast prokuror te përkohshëm.

 

Dhe sipas Bashes deri ne ngritjen e Këshillit te Larte te Prokurorisë Adriatik Llalla duhet te vazhdoje te qëndroje ne postin e kryeprokurorit.

 

“Natyrisht qe vendi duhet te ketë kryeprokuror  ne kuptimin e parimit te vazhdimësisë se institucioneve. Sa kohe qe nje kryeprokuror i ri nuk eshte zgjedhur kryeprokurori ne detyre duhet te vazhdoje te mbaje detyrën, përndryshe ai vete konsumon nje veper penale nqs e le vendin pa kryeprokuror.”

 

Pak minuta pas qëndrimit te opozitës, ka reaguar ne rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.

 

“A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!”, shkruan kryeministri Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *