Subscribe

Per here te pare kreu i PD Lulzim Basha deklaron qarte se nuk do te kete koalicion me kryeministrin Edi Rama dhe Partine Socialiste. Gjate takimeve me demokratet e Tropojës, Kukësit dhe Hasit, Basha ka deklaruar se marrëveshja e 18 majit u arrit nen presionin e faktorit ndërkombëtar.

 

Lulzim Basha: Betejë e cila nuk mbaron me kaq, marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Rama Kryeministër, prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans lloj bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes.

 

Ne Tropoje, Basha dhe Selami realizuan perballjen e dyte edhe pse zyra e shtypit e PD i shpërndau si aktivitete te veçanta dhe Selami e akuzoi Bashen se e izoloi PD ne raport me miqtë ndërkombëtare.

 

Eduard Selami: Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mnyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona.

 

Por ne këndvështrimin e Lulzim Bashes pas manipulimit te zgjedhjeve ne 25 qershor beteja kryesore e PD është beteja per demokracinë.

 

Lulzim Basha: Me drogën, si projekt politik të Edi Ramës dhe kriminelëve që solli në institucione, pikërisht për të mbuluar dështimin e tij me ekonominë dhe për të përgatitur atë që ekzekutoi me 25 qershor. Ndaj beteja kryesore që ne duhet të vazhdojmë sot pavarësisht se çfarë ndodh brenda shtëpisë tonë është beteja për demokracinë.

 

Eduard Selami i ka meshuar rëndësisë se demokracisë brenda Partisë Demokratike, duke premtuar zbatimin e parimit nje anëtarë nje vote per zgjedhjen e deputeteve. Sipas Selamit, PD duhet t’u kërkojë ndjese mbështetësve tradicionale si pronaret e ish-te përndjekurit dhe duhet te përpiqet te afroje rininë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *