Sali Berisha nga Fieri ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i PD do të ndryshojë statutin për t’i hapur rrugë zhvillimit të referendumit, por edhe shkarkimit të kreut të Partisë Demokratike. Një ditë pasi Lulzim Basha deklaroi se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë forumi antiamerikan, Berisha iu kundërpërgjigj duke deklaruar se Kuvendi do të vendosë edhe për shkarkimin e tij.

 

“Forumet do mblidhen, Kuvendi i partisë do të vendosë që çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që nuk janë pushtet i tij, që në momentin që shpall vendimin, është i shkarkuar dhe funksioni i kalon nënkryetarit ose sekretarit të përgjithshëm. Ftoj gjithë strukturat e PD të shtrojnë pyetjen: ‘A jeni për t’u shkelmuar nga kryetari apo do t’i tregoni vendin kryetarit? A jeni ju antiamerikanë apo është kryetari një peng sharlatan që do t’iu imponojë vendimet antidemokratike, antistatutore?’”

 

Berisha ka artikuluar akuza të forta ndaj Lulzim Bashës si peng i rivalit politik, Edi Rama.

 

“Duke marre peng kreun e opozitës, Edi Rama i futi thikë pas shpine Partisë Demokratike me doren e pengut të tij Lulzim Basha.”

 

Ish-kryetari i PD ka kërkuar ndjesë edhe njëherë për mbështetjen që i dha Lulzim Bashës në këto vite, duke e akuzuar për marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

 

“Kurrë ai këtë parti në fitore nuk e dërgon, ju ftoj të shtroni pyetjen. Do ju flas pak për gjuhen e kodit, del një ditë ish-kryetari i opozitës dhe thotë që do të ndryshojë Kushtetuten. Ku jane votat ti ke 44 vota, para dy ditësh Edi Rama krijoi grupin për ndryshimin e Kushtetutës. Çdo ndryshosh ti Kushtetutën kur s’ke vota, je kryetar opozite, ti bëj reformën territoriale, jo të qeshësh në sintoni me Edi Ramen kur debati thotë fjalë zemre në Parlament.”

 

Nga Fieri, Berisha ka replikuar edhe me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila deklaroi pak ditë më parë se ai i di arsyet pse u shpall “non grata”.

 

“Zonja ambasadore ke thënë këtë, por ke thënë edhe diçka tjetër. I ke thënë Lulzim Bashës se Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato dosje. Nga e di që kanë dosje. DASH ka deklaruar se sekretari i shtetit ka marrë vendimin bazuar në raporte të NGO-ve, të organizatave të shoqërisë civile, në raporte të mediave, në raporte të qeverisë së Edi Ramës, raporte antikorrupsion që nuk janë botuar kurrë. Unë nuk kam thënë kurrë ndonjëherë që nuk janë dosjet, por ato janë të tëra shpifje dhe vetëm shpifje. Edi Rama dy vite me radhë me Engjëll Agaçin ka çuar me dhjetëra e dhjetëra vendime të qeverisë, të gjitha i ka kthyer prokuroria e tyre si pa asnjë bazë.”

 

Ne takimin e Fierit, Berishës iu bashkua edhe deputeti Luan Baçi, duke e çuar kështu në 5 numrin e deputetëve demokratë që i janë bashkuar Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *