Subscribe

Lideri i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi takime me biznesin e vogël në Tiranë.

 

Ai deklaroi se biznesi është në krizë dhe premtoi se ndihma për ta do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 

“Biznesi është pa mbështetje, ka shkurtuar vendet e punës. Bizneset e vogla dhe të mesme janë të rrënuara nga kriza, pa ndihmë nga qeveria. Kemi kërkuar ndihmë financiare për të gjithë, njësoj si vendet e rajonit. Nesër në qeveri do të stimulojmë konsumin vendas. Pas 25 prillit do të ketë ndihmë financiare për çdo biznes, çdo familje. Zgjidhja, të ndihmojmë konsumin duke financuar të gjithë familjet dhe sipërmarrjet. Kriza ekonomike ka shtatë vite që thellohet, pandemia vetëm e nxori në pah”, u shpreh Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *