Subscribe

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja firmos ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë.

 

Hatija, që njihet dhe si “Zoti i drogës”, u arrestua në 2017 në Berat nga policia shqiptare. Më pas, Gjykata e Durrësit e liroi, por ajo e Apelit kërkoi riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

 

Hatia, i konsideruar si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kokainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *