Subscribe

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi refuzoi interpelancën me ministren Elisa Spiropali duke kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

 

Ministrja, e deleguar për këtë çështje, replikoi duke thënë se nuk po i lejojnë të japin shpjegim dhe pse e kanë kërkuar, duke theksuar se po nxjerrin konkluzione qesharake.

 

“Nuk e kuptoj pse keni kaq frikë. Bardhi a kërkoni sqarime mbi çështjen që të zbardhet e plotë. Qetësohuni se kemi durimin t’iu durojmë. Po iu them nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak. Si grata si non grata keni dy javë që gërricni nervat e miletit shqiptar. S’na lejoni të japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. E kuptoj dëshpërimin tuja se edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij e kalon ndonjë kanal po ju doni të kaloni oqeanin dhe kjo është e pamundur”, tha Spiropali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *