E martë, 13 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bardhi reagon për protestën e studentëve: Ndalni terrorin policor ndaj rinisë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë dhe shoqërimeve të protestuesve gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi i ka bërë thirrje policisë të ndalë dhunën ndaj të rinjve, duke theksuar se studentët që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt dhe jo represion.

Reklamë

Reagimi i Gament Bardhit:

MOS DHUNONI STUDENTËT! NDALNI TERRORIN POLICOR NDAJ RINISË!
Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim!
Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon. Asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet.
Mos e ngatërroni heshtjen me bindjen dhe frikën me nënshtrimin. Rinia nuk intimidohet, nuk blihet dhe nuk ndalet!
Çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë. Dhe çdo pushtet që zgjedh dhunën përballë rinisë, përshpejton humbjen e legjitimitetit të vet.
Duart larg studentëve!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.