Drejtuesi Politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi takoi banorët e lagjes Fushë Mbreti.

 

Ai akuzoi qeverinë se ka patur si strategji të varfërojë sa shumë qytetarët, që të sundojë më lehtë.

 

Por, Bardhi paralajmëroi se kjo gjë do të marrë fund më 25 prill sepse qytetarët nuk do të ulin kokën.

 

“Elbasani ka 14 vite që qeveriset në njësitë lokale nga PS dhe se çfarë dinë të bëjnë ata sa herë që qeverisin, mjafton të vish këtu te ju e të shohësh. Zero punë, asnjë investim, asnjë bilanc. Nuk është vetëm këtu te ju gjendja e degraduar kështu siç ju e shihni çdo ditë, më besoni, çdo lagjie e Elbasanit është në të njëjtën gjendje. Unë kam arritur në konkuluzionin që e kanë pasur strategji. Edhe këtu te ju e kanë pasur strategji për 8 vite që t’iu varfërojnë sa më shumë, sepse mendojnë që duke ju varfëruar sa më shumë e kanë më të lehtë që t’iu nënshtruar. E kanë më të lehtë për të bërë këtë që kanë bërë në këto 8 vite. Unë e kam ndjerë kudo që gjithësecili nga ju e ka marrë vendimin, kam pasur dëshminë edhe të njerëzve që me kanë thënë se në 2017-ën e kanë shitur votën, por nuk ndodh më kurrë që ta shesin sërish votën. Të jeni të sigurtë që nuk e kanë shumë të gjatë, i kanë ndërruar këtë javë, pasi ne i kemi denoncuar, edhe pjesa tjetër janë identifikuar dhe do shkojnë aty ku e ka vendin cilido që shkel ligjin. Ju, nga i pari te i fundit do të duhet të qendroni vetëm me kokën lart. Nuk ka bandit që do ju vërë juve në rresht, jeni ju që do t’i vendosni ata në rresht, bashkë me ne. Cilido që ju ka dhunuar apo shantazhuar gjatë kësaj kohe, duhet të dijë që pas 6 ditësh pushtetin nuk e kanë më ata, por e keni ju nga i pari te i fundit. Ata duhet të kenë frikë nga ju, jo ju nga ata dhe do të shikoni që ata realisht do të kënë frikë nga secili prej jush.”

 

Sa u takon premtimeve të PD, Gazment Bardhi siguroi se ata do të realizohen sepse kjo është shpresa e fundit për shqiptarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *