Përtej vuajtjes, Barcelona mori një fitore të çmuar kundër Bilbaos në transfertë, duke shkuar në + 9 kundrejt Realit ndjekës në La Liga.

 

Sukses mjaft i rëndësishëm për katalanasit, duke qenë se me këtë diferencë shkon më e qetë në El Clasico, javën që vjen. Ndeshje tepër e luftuar me baskët, që ndonëse vuajtën qarkullimin e topit të Barcelonës, duke qenë kërcënues në disa raste.

 

Sidomos në minutën e 32 kur Ter Shtegen iu përgjigj gjuajtjes së Inaki Uillimas, e më pas në goditjen nga këndi që pasoi Raul Garsia, goditi shtyllën e Barçës. Ndonëse një pjesë e parë me vetëm një gjuajtje në portën kundërshtare, në sekondat e fundit skuadra e Cavuit ia del të shënojë me anë të Rafinjës.

 

Fillimisht anulohet, por pastaj sistemi VAR e konfirmon.

 

Pjesa e dytë me një rast fantastik të Levandovskit, i pashfrytëzuar. 20 minuta më vonë, një mundësi e Niko Uilliams e neutralizuar nga Ter Shtegen i jep zemër vendasve, të cilët krijojnë rast pas rasti, por Ter Shtegen ishte i pakalueshëm.

 

Nuk munguan as polemikat, pas një goli të anuluar në dëm të Inaki Uilliams, në minutën e 88. Suksesi 1 me 0 në San Mames ishte i 9 në këtë sezon me këto shifra për Barcelonën, ekip shumë solid në mbrojtje, që mund të jetë arma më e fortë për të fituar titullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *