Kandidati për deputet i PS, Alfred Muharremi i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus tha se ky projektligj synon t’i japë çdo qytetari të drejtën për të jetuar me dinjitet dhe i mbrojtur.
Ajo theksoi se aktualisht ligji nuk garanton mbrojtje të plotë.
Nga ana tjetër, Jonathan Pano ngriti shqetësimin se projektligji mund të krijojë trajtime të pabarabarta.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si e shihni këtë projektligj?
Muharremi: Në një shoqëri duhet t’i japim të drejtë çdo njeriu të jetojë me dinjitet dhe i mbrojtur. Me ligjin që kemi tani, nuk e kemi këtë të drejtë. Unë fëmijën tim në shtëpi e edukoj vetë. Devijancat sociale, sa ai ndikohet në shoqëri, unë s’kam fuqi ta ndaloj këtë gjë. Ky ligj i jep të drejtë çdo qytetari mbrojtje dhe siguri. Kemi komunitetin rom dhe egjiptian që ky ligj do t’i mbrojë më mirë. Tek barazia gjinore futet edhe kategoria e romëve. Ky ligj do shoqërohet me vendime.
Pano: Nëse unë i përkas komunitetit LGBTQ dhe aplikoj për kredi të butë, përfitoj direkt krahasuar me dikë tjetër që s’është homoseksual. Kjo është ajo që ndodh në Bashkinë e Tiranës.
/vizionplus.tv





