E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina shpërthen në flakë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, shpëton shoferi

Një makinë ka shpërthyer në flakë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë menjëherë sapo kanë shpërthyer flakët dhe ka mundur të shpëtojë.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje. Menjëherë sapo ka mbërritur zjarrfikësja ka vënë nën kontroll flakët.

Kjo ngjarje solli 15 minuta trafik nga Dushku deri në Plug, por pasi u largua mjeti i djegur qarkullimi vijon normalisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë