Subscribe

Dy ditë para se liderit e Bashkimit Evropian të ulen në tryezë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ende nuk e kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në samitin e 23 qershorit.

 

Kryeministri Edi Rama bën me dije se pas një diskutimi të gjatë me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçesvki dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç kanë arritur në përfundimin se nga Bashkimi Evropian do të marrin një tjetër refuzim.

 

Jo, faleminderit, është ajo që do të dëgjojmë nga Bashkimi Evropian, shkruan Edi Rama në Tëitter duke iu referuar mospërcaktimit edhe në samitin e radhës të datës që zyrtarizon çeljen e negociatave anëtarësuse për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Pengmarrjen që Bullgaria po i bën gjithë Bashkimit Evropian me veton e saj ndaj Maqedonisë së Veriut duke mbajtur peng edhe Shqipërinë, shkruan kryeministri Edi Rama, është një spektakël jo i mirë për tu parë.

 

Me gjithë kritikën e tij ndaj Bashkimit Evropian që për të disatin samit nuk po arrin të bindë Bullgarinë të heq dorë nga vetoja e saj, edhe pse prej tre vitesh Këshilli Evropian i ka dhënë dritën jeshile nisjen e negociatave, Edi Rama ende nuk ka një vendimarrje përfundimtare, nëse në 23 qershor do të shkojë ose jo në Bruksel.

 

Një vendim i tillë do të merret nga Edi Rama, Dimitar Kovaçevski dhe Aleksandër Vuçiç mesditen e së mërkurës, një ditë para samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Për këtë presidenti serb ka vënë dijeni edhe shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Vendimi thotë Vuçiç për pjesëmarrjen ose bojkotin e samitit të BE-së nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të jetë i përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *