E martë, 13 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së”, Balla thirrje opozitës: Të vijë në Kuvend dhe të votojë Komisionin për Reformën Territoriale

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të marrë pjesë në seancën plenare dhe të votojë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Balla deklaroi se pas miratimit të hartës së re territoriale, diskutimi duhet të përqendrohet te kompetencat që do t’i transferohen pushtetit vendor, fondet për bashkitë dhe organizimi i rajoneve.

Reklamë

“Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së. Shpresoj që të ketë reflektim. Përfaqësuesit e PD-së u larguan pa kuptuar atë që donim të thoshim ne. Edhe Partia Demokratike, sot që flasim ka propozuar një ndarje me 100 bashki, ndërsa Territorialja është votuar në parlament. Thelbi i diskutimit ka qenë se çfarë kompetencash do i transferojmë pushtetit lokal.

Nëse e kanë me merak këtë problem, të vijnë në Komision. Hajde të diskutojmë edhe për fondet që do ndahen për bashkitë. Hajde të flasim për rajonet. Opozita të vijë për të votuar në seancë plenare. Ndarja e re administrativo-territoriale është në përputhje me Kushtetutën”, tha ai.

Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës u larguan nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku këtë të martë u diskutua për Reformën Administrativo-Territoriale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.