Taulant Balla  u ndal në “Zgjedhje 2021” edhe mbi gjyqin me Francesco Becchetti, i cili i dha të drejtë për 110 mln euro dëmshpërblim. Ai deklaroi se biznesmeni italian është në kërkim nga institucionet e drejtësië shqiptare.

Kandidati i PS në qarkun e Elbasanit tha se ata që gëzohen janë Ilir Meta dhe Lulzim Basha, të cilët i quajti miqtë e Becchetit, por, sipas tij asgjë nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët.

“Institucionet e drejtësisë shqiptare këtë person e kanë në kërkim. Është një mashtrues i nivelit ndërkombëtar. Nuk dua të bëj asnjë koment, për sa kohë që shteti shqiptar ta vendosë përpara drejtësisë. Shtetit shqiptar ka bërë të gjitha veprimet e duhura dhe koha do të tregojë se kush është e drejta. Me gjitëh kontributin e madh të dy miqve të tij, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, ky nuk do të marrë asnjë lek. Shqiptarët nuk do humbin asnjë qindarkë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *