Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas komentit të liderit demokrat, Lulzim Bashës për buxhetin e 2019-ës.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, Balla ka shkruar se buxheti nuk përllogaritet me metodën e Bashës. Sipas tij buxheti rrit pagat në sektorin publik duke mbështetur edhe shumë familje shqiptare.

 

Ndër të tjera kreu i grupit të PS-së,  është shprehur se kreu i demokratëve ka hallin e pallatit të vjehrrit të tij, i cili nuk do të dëmshpërblehet.

 

“ Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42?.Buxheti mbeshtet  qindra mijera familje qe jetojne me bujqesi,rrit pagat ne sektorin publik,konsolidon rritjen e ekonomike??,garanton investime ne infrastrukture ne cdo cep te Shqiperise.Halli i Lulit️:pallati i vjerrit nuk dëmshpërblehet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *