Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës pas situatës së tensionuar gjatë mbrëmjes së kaluar në veri të Kosovës.

 

Përmes një reagimi, Begaj shprehet se mbështet maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe se realiteti i saj politik është i pakthyeshëm.

 

“Në bisedën telefonike me homologen Vjosa Osmani vlerësova maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët. Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm.“- shkruan Bajram Begaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *